E martë, 16 dhjetor 2025
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija dhe Klubin e Rinisë Shqiptare në Kroaci, organizoi shpërndarjen e pakove simbolike për anëtarët më të vegjël të komunitetit tonë.
Me këto gjeste të ngrohta dhe të gëzueshme dëshiruam të shënojmë përfundimin e vitit dhe festat që po afrojnë, të sjellim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve si dhe të forcojmë më tej ndjenjën e bashkësisë, solidaritetit dhe kujdesit për brezat e ardhshëm.





