Vizitë e delegacionit të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit tek Ambasadori Sadik

Dita 25 Janar 2010 Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit u takuan me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Valdet Sadiku. Delegacioni, i përbërë nga Nënkryetari Ilir Uka dhe anëtari Gjovalin Koci, e përshëndetën Ambasadorin Sadiku dhe i uruan fat në këtë detyrë fisnike. Në një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore, përfaqësuesit e Këshillit e informuan Ambasadorin Sadiku mbi funksionet, aktivitetet dhe qëllimet e Këshillit, duke përfshirë: mbrojtjen dhe pohimin e interesave të anëtarëve të pakicës shqiptare në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për të Drejtat e Pakicave, ruajtjen kombëtare dhe pasurimin e mëtejshëm të identitetit dhe kulturës sonë shqiptare.